Mungojnë matrikullat, shumë fermerë nuk mund të aplikojnë për subvencione

Shumë fermerë nga komunat e Kosovës nuk po mund të aplikojnë për subvencionim. Arsyeja e këtij problem është mungesa e regjistrimit të kafshëve të tyre. Kjo ka bërë që Ministria e Bujqësisë të zgjasë afatin për aplikim deri më 29 prill, por që nuk dihet nëse deri në këtë datë të gjithë do të mund të realizojnë të drejtën e tyre

Në Komunë erdhi për t’i dorëzuar formularët, por Fahri Aliu nga komuna e Obiliqit, pati një problem. Nga 46 krerë lopë sa ka në fermën e tij, aplikimin për subvencion, Aliu i dorëzoj vetëm për 27 copë.

Mungesa e matrikullave, është bërë shkas që ai mos t’i përfshij në subvencionim 19 prej tyre.

“Lopët duhet të kenë matrikula dhe nuk i kanë, unë sot erdha edhe i pruna dokumentet për 27 lopë për tjerat jo pasi që nuk muj me apliku. Ky problem është që dy vite, nuk mujm me apliku as për mshtjerra që janë ka 14 muajsh pasi që nuk është bërë regjistrimi i tyre ende”, ka thënë Fahri Aliu, fermer nga Obiliqi.

Fahri Aliu, fermer nga Obiliqi

Me problem të njëjtë në këtë komunë, janë duke u ballafaquar edhe 64 fermer të tjerë të Obiliqit.

Drejtori i Bujqësisë, thotë se dy veterinarët e kësaj komune kanë paraqitur kërkesë për furnizim më këtë material tash e dy vite në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, por që problemi nuk është zgjidhur ende.

“Ka dal një problem tjetër, disa fermer nuk kanë matrikula dhe Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës që dy vite nuk ka pas matrikula dhe shpresoj që do të rregullohet, ne kemi filllu prej djeshit më prit aplikacione nga fermerët, ata që kanë matrikula po ata tjertë jo”, ka deklaruar Bejtullah Mjekiqi, Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Obiliqit.

Bejtullah Mjekiqi, Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Obiliqit

Shqetësimin e njëjtë sikurse të komunës së Obiliqit, e kanë edhe komunat e tjera të Kosovës.

Për ketë edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2024 deri më 29 prill 2024.

Por, nëse do të zgjidhet ky problem për 10 ditë të zgjatjes së këtij afati për aplikim, nuk dihet.

Nga ky dikaster, nuk kanë dhënë gjatë ditës një përgjigje për televizionin nëse do të mund të sigurohen matrikullat brenda këtij afati.

Një fermer mund të aplikojë për subvencionim vetëm nëse ka mbi 5 krerë lopë.

Shuma për një krerë, është nga 50 euro për ato mbi 14 muajsh derisa për lopë qumështore nga 90 €.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika