Trajneri i njohur, Ismet Munishi është shprehur i “impresionuar” me fitoren e Brazilit ndaj Serbisë.
Ai tha se “Brazili e ka Messin dhe Ronaldon në ekip, ata janë Neymari dhe Vinicius Jr”.
Munishi po ashtu shtoi “ai që i shënoi dy gola ishte më i dobti, por u inkadrua në lojë për shkak të gjatësisë”.
Kjo është vetëm nata e gjashtë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.