Munishi flet për largimin nga Ferizaj, “godet” ashpër edhe gjyqtarët në Ligën e Parë

Trajneri dhe analisti, Ismet Munishi, ka folur për largimin e tij nga klubi i Ferizajt

Ismet Munishi ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se ka qenë momenti vendimtar që të largohet nga skuadra e Ferizajt.

”Faktorët kanë qenë të ndryshëm, por faturën që e merr është trajneri. Ka qenë momenti vendimtar që me të vërtetë klubi të vazhdojë pa mua, e kam parë se nuk kam çka të jap më aty. Normalisht që nuk i ka ardhur mirë as futbollistëve sepse ka qenë vendim i papritur,” tha ai.

Sipas tij, niveli i gjyqtarëve në Ligën e Parë lë shumë për të dëshiruar.

”Tash palaço nuk po ju them, pasi që palaço nuk janë të gjithë. Por, janë të dobët dhe ndoshta edhe tendencioz. Janë të paaftë, këtë e them me përgjegjësi të plotë. E shikoj edhe te fëmijët, nuk dinë të referojnë,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika