Munishi: Futbolli i Kosovës është në krizë
Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka folur për gjendjen e futbollit në Kosovë, sipas tij, ky sport është në krizë. “Sa i përket futbollit, definitivisht mundim me thënë se futbolli kosovar është në krizë, sepse kam vërejtur edhe sa kam qenë te Klubi i Prishtinës, ndoshta shtylla kryesore pse ne nuk kemi pasur rezultate të […]
Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka folur për gjendjen e futbollit në Kosovë, sipas tij, ky sport është në krizë.
“Sa i përket futbollit, definitivisht mundim me thënë se futbolli kosovar është në krizë, sepse kam vërejtur edhe sa kam qenë te Klubi i Prishtinës, ndoshta shtylla kryesore pse ne nuk kemi pasur rezultate të pritshme ka qenë dhe kushte për stërvitje”.
Më tej, ai ka theksuar se moslicensimi i Federatës së Futbollit i ka dëmtuar shumë.
“Por sidomos vonesa në pagesa. Ne kemi pasur kontrata e nënshkruara prej sponsorëve që kemi pritur me i marrë. Dhe ky moslicensim na ka dëmtuar shumë, jo vetëm Klubin Prishtina, por i ka dëmtuar dhe klubet e tjera”, ka përfunduar Munishi.















