Trajneri i njohur Ismet Munishi dhe analisti i rregullt në “Duelin Sportiv” nuk ka kursyer lavdatat për paraqitjen e sotme, të kapitenit të Lirisë, Robert Gjeraj ndaj Ferzajit.

Për Munishin Gjeraj është shembull te futbollistët e rinjë.

“Ai është shembull për këta lojtarët e rinjë, lojtarët e Instagramit dhe të rrjetëve sociale se si mbrohen ngjyrat e klubit. Është shembull si luftohet, ky kur e humb ndeshjen do e kishte pasur ndërgjegjen e pastër – sepse i dha krejtë nga vetja”, tha Munishi.

Teksa, i njëjti ishte shumë i kënaqur me ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje.

“Referimi ishte tejet në nivel sot, Visar Kastrati dhe kolegët e tij bënë një punë fantasike, sepse janë ndeshje të vështira për tu referuar”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të dielë me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.