Munishi: Ka shumë servilitet në futbollin e Kosovës
Trajneri i mirënjohur Ismet Munishi ka thënë se ka probleme në futbollin e Kosovës, të cilave, sipas Munishit duhet t’u gjendet zgjidhja. “Por si duket jemi në një tranizicion dhe jam i zhgënjyer nga mentaliteti i njerëzve që merren me Futboll, ka shumë servilitet”, ka theksuar Munishi. Ndërsa ka pasur kritika se në futbollin kosovar […]
Trajneri i mirënjohur Ismet Munishi ka thënë se ka probleme në futbollin e Kosovës, të cilave, sipas Munishit duhet t’u gjendet zgjidhja.
“Por si duket jemi në një tranizicion dhe jam i zhgënjyer nga mentaliteti i njerëzve që merren me Futboll, ka shumë servilitet”, ka theksuar Munishi.
Ndërsa ka pasur kritika se në futbollin kosovar ka shumë pak këshilla, sipas Munishit.
“Ka shumë tradhti në futbollin kosovar. Apo kupton ne duhet t’i largojmë këto standarde nëse dëshirojmë që të përparojmë në futboll”, ka përfunduar ai duke bërë thirrje që të largohemi nga ky mentalitet e dhe të mendojmë ndryshe.
Ndërsa, më tutje Munishi ka folur edhe për gjendjen e futbollin në Kosovë, ku sipas tij, ky sport është në krizë.
“Sa i përket futbollit, definitivisht mundim me thënë se futbolli Kosovar është në krizë, sepse kam vërejtur edhe sa kam qenë të Klubi i Prishtinës, ndoshta shtylla kryesore pse ne nuk kemi pasur rezultate të pritshme ka qenë dhe kushte për stërvitje”.
Më tej, ai ka theksuar se moslicensimi i Federatës së Futbollit i ka dëmtuar shumë.
“Por sidomos vonesa në pagesa. Ne kemi pasur kontrata e nënshkruara prej sponsorëve që kemi pritur me i marrë. Dhe ky moslicensim na ka dëmtuar shumë, jo vetëm Klubin Prishtina por i ka dëmtuar dhe klubet e tjera”, ka përfunduar Munishi.















