Munishi: Këto dy skuadra të njohura nga Holanda janë të interesuara për Muharrem Jasharin

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, ka treguar në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini se cilat skuadra holandeze janë të interesuara për mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, zbuloi se Vitesse dhe Twente janë të interesuara për të siguruar shërbimet e Jasharit.

“Vitesse dhe Twente janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për Jasharin,” tha ai.

Megjithatë, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, potencoi se deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

“Deri qitash nuk është se kemi diçka, por edhe nëse është përhajr i qoftë. Nëse ka klube të interesuara për të, ne asnjëherë nuk do të jemi pengesë. Siç kemi bërë gjithmon me praktikat e mëhershme,” tha ai.

Duhet cekur se, Muharrem Jashari është një nga futbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës.

Ai bëri dy paraqitje fantastike kundër Viktoria Plzen në Conference League.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika