Munishi kritikon trajnerin e Dritës: I nxori lojtarët shtatgjatë, i futi shtatshkurtrit
Trajneri i njohur Ismet Munishi nuk ishte i kënaqur me mënyrën si trajneri i ri i Dritës, Akis Vavalis e drejtoi skuadrën në derbin ndaj Ballkanit. Në emisionin “Dueli Sportiv” ku edhe është analist i rregullt ai tha “për Dritën ishte një barazim i artë”. “Barazimi do e nxirrte Dritën kampion. Ishte një ndeshje të […]
Trajneri i njohur Ismet Munishi nuk ishte i kënaqur me mënyrën si trajneri i ri i Dritës, Akis Vavalis e drejtoi skuadrën në derbin ndaj Ballkanit.
Në emisionin “Dueli Sportiv” ku edhe është analist i rregullt ai tha “për Dritën ishte një barazim i artë”.
“Barazimi do e nxirrte Dritën kampion. Ishte një ndeshje të mirë. Jo që Ballkani bëri ndeshje të mirë, bëri një ndeshje normale”.
Munishi po ashtu shtoi “I hoqi futbollistët shtatgjatë dhe i futi shtatshkurtrit. Trajneri i humbi ekuilibrat e gjatësisë”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22:00 me analiza dhe pasqyrim të detajuara të futbollit vendor dhe jo vetëm.















