Munishi me kritika për Hazrollajn: Po harrojnë t’i thonë se nuk është Messi

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, nuk është shumë i kënaqur me lojën e anësorit të Malishevës, Drilon Hazrollaj

Ismet Munishi mendon se 19-vjeçari duhet të lirohet më shpejt nga topi.

“Atij djalit Hazrollajt po harrojnë t’i thonë se nuk është Messi ai. Nuk mundet t’i driblojë pesë vetë përnjëherë. Ai kur është në duel një me një mundet me kalu, me bo një epërsi, është lojtar shumë i talentuar, por duhet ta mësojnë se si të luajë,” tha ai në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Tutje, Munishi e kritikoi paraqitjen e Hazrollajt kundër Prishtinës.

“Aty tash në Malishevë duke i thënë se ti je më i miri, ai mendon se e kalon krejt Prishtinën dhe e jep gol. Problem është se të analizojnë ata,” vazhdoi ai.

Futbollisti premtues kishte paraqitje të mira kundër Dukagjinit dhe Fushë-Kosovës në dy xhirot e para, ku ndaj kësaj të fundit arriti të realizojë ‘het-trik’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika