Gjilani shkarkon Munishin

Dyshohet që Munishi është larguar nga Gjilani si shkak i rezultatit të dobët të treguar nga skuadra gjatë menaxhimit të tij

Gjashtë javë para përfundimit të sezonit të rregullt në Superligën e Kosovës në futboll, SC Gjilani nuk do ta ketë më Ismet Munishin për trajner të ekipit.

Gjilanasit zbritën në pozitën e tretë me pikë të njëjta me Dritën, pas humbjes në fundjavë nga Dukagjini.

Megjithëse, Gjilani nuk ka më gjasa ta fitojë Superligën e Kosovës, ekipi pritet të marrë pjesë në garat evropiane në sezonin e ardhshëm në qoftë se siguron një nga tri pozitat e para në tabelë.

Ismet Munishi

Munishi mori drejtimin e klubit të Gjilanit para fillimit të sezonës, mirëpo dështoi ta çonte klubin drejt titullit kampion.

Skuadra gjilanase ka arritur 14 fitore, 13 barazime dhe tre humbje. Dyshohet që Munishi është larguar shkaku i rezultatit të dobët të treguar nga skuadra gjatë menaxhimit të tij.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika