Trajneri i njohur Ismet Munishi e ka komentuar edhe një herë fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror.
I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ai tha se “si do që të jetë është me rëndësi që djemtë tanë kanë lujtë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk kanë ra në provokimet”.
Munishi po ashtu shtoi “është mirë që nuk fitoi shovinizmi, por futbolli. Zvicra ka shku tutje, më vjen mirë që të gjithë lojtarët e mbrojtën Xhakën kur pati kacafytje, ndoshta e kanë parashiku që do të ndodhë diçka e tillë. Serbia e mori atë që e meritoi dhe shkoi në shtëpi”.
Kjo është nata e 15-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.