Munishi: Spanja nuk mund ta fitojë botërorin me Moratan





Një nga arsyet pse loja e Spanjës “nuk po funksionon” në fazën e sulmit është mungesa e një qendërsulmuesi. Kështu ka deklaruar trajneri i njohur Ismet Munishi.

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, ai tha fillimisht me shaka se “Morata është futbollisti më i huzuar në historinë e futbollit”.

Teksa, shtoi se “nëse Spanja do e kishte një sulmues të mirë do e fitonte botërorin, por jo me Moratën. Vetëm shihni Brazilin dhe e krahasoni me këtë”.

“Në këto ndeshje kur kundërshtari të mbrohet është shumë lehtë të luash anash”

Kjo është nata e 13-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.