Në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar se çka i mungon Gjermanisë.
Ai tha se “ është e qartë se Gjermanisë po i mungon një sulmues. Kur humbë kundër japonezëve, nuk është shumë e lavdushme kur e ke edhe Spanjën në grup”.
Munishi po ashtu lavdëroi kombëtaren e Japonisë, e cila sipas tij ishte tejet kompakte dhe “dha gjithçka në fushën e gjelbër”.
Kjo është vetëm nata e pestë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.