Murati-Abdixhikut: I keni bllokuar komunat, po e bllokoni financimin e familjeve me asistencë sociale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, siç ka thënë për bllokimin e komunave që si pasojë po ua pamundësojnë sipas tij dyfishimin e asistencës sociale familjeve në nevojë

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pasur kritika të ashpra për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Murati ka thënë se për shkak të grevës në administrata, sipas tij në komunat ku qeveris LDK, po u pamundësohet familjeve me asistencë sociale që të aplikojnë në mënyrë që të përfitojnë dyfishim të asistencës.

Murati bëri të ditur se janë rreth 1 mijë e 500 familje me asistencë sociale, të cilëve po u pamundësohet aplikimi për të qenë përfitues të dyfishimit të asistencës.

“Atëherë nuk po zgjedhin mjet e metodë, gjasshëm si nuk po zgjedhin mjet e metodë duke e bllokuar punën në komunat ku qeverisin, po i pamundësojnë familjet me asistencë sociale që të përfitojnë këtë muaj nga dyfishimi i asistencës sociale”, ka thënë Murati.

“Janë 1 mijë e 500 familje me asistencë sociale të cilët duhet të riaplikojnë dhe t’i plotësojnë dokumentet, të cilët nga këto administrata ku qeverisni ju po u mohohet. Familjet që e kanë të vetmin burim të financimit po ua mohoni, e në anën tjetër na tregoni si do të duhej të ndihmoheshin qytetarët”, ka vijuar ai.

Murati replikoi edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, duke thënë se nuk është e zakonshme që në kohë inflacioni të jenë më të zëshëm shtresa e pasur dhe jo ajo e mesme dhe e varfër.

“Por nuk kemi dëgjuar asnjëherë që shtresa më e zëshme të jetë shtresa e pasur edhe atë kur janë politikanë ose deputetë. Për shtresën e mesme dhe të varfër, ne si qeveri kemi bërë më shumë se që ka bërë ndonjë qeveri paraprake, duke filluar nga pensionistët, kemi ndarë 100 euro në nëntor, kemi rritur pensionet bazike për 11% për tërë viti, kemi ndarë 100 euro në prill dhe do të ndajmë 100 euro shtesë në tetorin, muajin e ardhshëm. Secili pensionist ka marrë 420 euro”, ka thënë Murati.

Murati e thumboi Krasniqin, meqenëse ai kishte deklaruar se ka në pronë të tij kriptovaluta, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i financojë humbjet e kriptovalutave.

Kurse, atij iu kundërpërgjigj Memli Krasniqi, duke e pyetur se pse ai si ministër nuk po i deklaron kriptovalutat që i ka në pronësi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika