Murati akuzohet se i ka injoruar për tetë muaj kërkesat për viktimat e dhunës nga Qendrave për Punë Sociale

Ministri Hekuran Murati




Blerim Shabani, kryetari i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale në Kosovë, e ka akuzuar ministrin e Finacave, Hekuran Murati, se ai i ka injoruar kërkesat e Qendrave për Punë Sociale, të cilat janë të nevojshme për mbulimin e nevojave për shërbimet që i bën kjo qendër.

“Është për keqardhje që qasja ndaj forcimit të shërbimeve sociale është në këtë nivel. E kur po përballemi me raste trishtuese, po krijohet inercioni i reagimeve, por ndërmarrja e veprimeve vazhdon të mbetet në atë nivel”, ka shkruar Shabani, në Facebook.

“Pas 8 tetë muajsh, ministri nuk ka pasur kohë të takohet e t’i diskutojmë këto tema. Adresimi e gjetja e zgjidhjeve, duhet të bëhet me veprime e vendime konkrete e jo me deklarata në FB”.

“Ndër të tjera, kemi paraqitur shumë sfida, me të cilat, ballafaqohen QPS-të në zbatim të punës dhe ofrim të shërbimeve. Kemi kërkuar të bisedojmë për projekt, ligjin për shërbime sociale dhe familjare, nuk është në agjendë fare”, ka shtuar ai.

Nevojat e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës janë:

Projektligjin për financat e pushtetit lokal ku parashihet granti specifik, dhe ku kontraktimi i shërbimeve sociale është hjekur nga agjenda;

Për udhëzimet administrative që presin për aprovim që sa muaj, i pengojnë nënat vetushqyese për ndihmë sociale në realizim të drejtës dhe viktimat e dhunës;

Për organin e kujdestarisë;

Për kolezionin e ligjeve;

Për numrin e vogël të stafit nëpër QPS-të e Kosovës dhe pamundësinë për të përballuar volumin e punës dhe nevojës për shërbime familjare;

Për domosdoshmërinën e investimeve në QPS;

Për infrastrukturën e dobët e me kushtet më të këqija në krejt komunat;

Për mungesën e fondit emergjent për përkrahje direkte të klientëve;

Për reformën në SNS dhe ligjin e ndihmës sociale;

Për reformat në politika sociale;

Për sfidat në banim social për viktimat e dhunës në familje.




Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika