Murati: BQK-ja ia transferoi qeverisë mbi 10 milionë euro nga fitimet vjetore

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Banka Qendrore e Kosovë gjatë javës së kaluar ka transferuar në llogarinë e Qeverisë shumën prej 10 milionë euro, si ndarje e fitimit vjetor. Ai këtë e ka quajtur lajm të mirë si dhe ka theksuar se kjo ka ndodhur për herë të parë si transfer pas pavarësisë së Kosovës

Foto ilustruese - BQK

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Banka Qendrore e Kosovë gjatë javës së kaluar ka transferuar në llogarinë e Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, si ndarje e fitimit vjetor siç parashihet me ligj.

Murati përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shtuar se ky është lajm i mirë.

 “Javën që shkoi, BQK ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet në ligjin për Bankën Qëndrore të Republikës. Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së”, shkroi Murati.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika