Murati dhe Hoti përplasen për marrëveshjen për reforma në skemat sociale

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti janë përplasur në Komisionin Parlamentar për Buxhet e Financa, ku në diskutim ishte ratifikimi i marrëveshjes ndërkombëtare për reforma në skemat sociale

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti





Në Komisionin për Buxhet, ministri i Financave, Hekuran Murati, të mërkurën ka raportuar për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për “projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, marrëveshje e cila u përcoll me kritika nga opozita.

Murati ka thënë se kjo marrëveshje parasheh reformë të skemave sociale e pensionale dhe se kredia e rregullon këtë fushë.

Por me të nuk është pajtuar opozita, pasi deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar marrëveshjen për kredi 47 milionë euroshe.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nga kjo marrëveshje, 15 milionë euro janë për mbështetje direkte buxhetore që sipas tij janë të panevojshme, raporton KP.

“Në histori nuk ka ndodhur të merret kredi për skema sociale. Është e pakuptimtë të thuhet po marrim kredi e borxhi s’po rritet”, ka deklaruar ai.

Ministri Murati qeshi me komentet e ish-kryeministrit Hoti, gjë që nxiti reagimin e deputetit të LDK-së.

“Kërkoj të jeni serioz kur flisni me mua”, iu drejtua Hoti ministrit Murati.

 





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika