Murati: E kemi llogaritur mirë vlerën e koeficientit nuk ka hamendësime as paushallitet

Hekuran Murati, MF

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u është përgjigjur kritikave të opozitës të cilët kanë thënë se vlera e koeficientit të pagave është bërë në mënyrë paushalle.

Ai ka thënë se kjo vlerë është përllogaritur me detaje dhe se nuk bëhet fjalë për hamendësime.

Murati i ka quajtur propozime paushalle ato të opozitës.

“Çka ka qenë e radhës që kjo të përpjesëtohet me buxhetin e alokuar për pagat në mënyrë që të nxirret vlera për një koeficient, është vlerë e llogaritur dhe nuk ka as hamendësim as paushallitet. Ata që flasin për shifra 120 herë 125 e 139 e 132 ata flasin për shifra paushallë pa e ditë për ndikimin buxhetor”, ka thënë ai.

Murati ka dhënë detaje për llogaritjet e Qeverisë së Kosovës për ta vendosur vlerën e koeficientit 105 euro.

“Bëhet fjalë për përcaktimin e vlerës së koeficientit që i ngërthen dy ligje ligjin e buxhetit dhe ligjin e pagave. Ligji i Pagave ka kaluar që dy muaj, aty janë përcaktu nivelet për secilin pozitë sa është niveli i koeficienteve për secilën pozitë, dikuj i është caktuar 5 dikuj 6 e kështu me radhë”, ka thënë ai.

“Çka na ka mbetur neve është që të marrin nga të gjitha organizatat buxhetore këtë e ka bërë MPB, ka kërku klasifikimin e të gjitha pozitave, qoftë komunat qoftë ministritë kanë dorëzu listat për të tregu sa persona kanë funksion me koeficiente ta zëmë 6 a po 7  e kështu”, ka vijuar Murati.

Tutje ai bëri të ditur se janë grumbulluar listat nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Janë grumbullu të gjitha listat nga MPB dhe neve si M F na është dorëzu tërësia e koeficienteve. Tërësia është 480 mijë në gjithë Administratën Publike. Mesatarja i bjen te 6”, ka thënë ai.

Me koeficientin e ri sipas Muratit, vlera totale e buxhetit për paga shkon në 745.5 milionë euro, kurse shtesat e rritjes arrijnë 12% apo 105.5 milionë euro.

“Vlera totale e buxhetit është 745.5 milionë euro, kurse shtesat përafërsisht janë diku 12% e pagës bazë 105.5 milionë euro. Në vitin e kaluar shpenzimet për paga ka qenë 640 milionë euro. Shpenzimi pa shtesa të pandemisë ka qenë 640 milionë për paga të rregullta”, ka thënë ai.

Pagat me koeficient të ri punëtorët e sektorit publikë do t’i marrin muajin e ardhshëm.

Shija e redaktorit

Dita e Presidentit, Osmani me familjen e saj e shënon...

24 maji është Dita e Presidentit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo ditë është vendosur nga presidenti historik, Ibrahim Rugova. Osmani ka thënë...

“Në burgun e Dubravës kemi fjetur në qiell të hapur...

Ndonëse këmba e ushtarëve të NATO-s ende nuk kishte shkelur në Kosovë, vëzhguesit e tyre nga ajri e toka po mblidhnin informacione për terrorin...

“Dukagjini” dhe “Pearson Education” rrisin standardet në arsim, organizojnë trajnim...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me “Pearson Education”, organizojnë trajnimin njëditor të titulluar “Breathing New Life Into Our Lessons” për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze....

Të fundit nga rubrika