Murati e pyet Ymer Ymerin se a është i afërt me ndonjë parti politike (VIDEO)

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë fjalës së tij në Komisionin për Arsim, ka shtruar pyetje për përfaqësuesin e SBASHK-ut se a është i afërt me ndonjë parti politike. Kjo ka elektrizuar debatin në komision duke polarizuar edhe më tej qëndrimet. Një veprim i tillë i ministrit Murati nga deputetët e opozitës është parë si i qëllimshëm, në mënyrë që të mos gjendet ndonjë zgjidhje konkrete

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Me të marrë fjalën ministri i Financave, Hekuran Murati, duke shtruar pyetje në drejtim të anëtarit të SBAShK-ut, Ymer Ymeri, për orientimin e tij politik, kanë filluar reagimet nga deputetët e partive opozitare.

“Dua të pyes për afërsitë politike të Ymer Ymerit”, ka thënë Murati.

Pas kësaj pyetje, ka reaguar deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, duke i thënë atij të flasë për numra dhe të mos bëjë show.

“Folna këtu për financa, ke ardhur si karramel i çerdheve, nuk kemi ardhur për të bërë show këtu”, ka thënë Kastrati.

Tutje, Murati ka thënë se nuk mund të arrihet marrëveshje nëse kërkesat e SBAShK-ut ndryshojnë vazhdimisht.

“Nuk mund të arrihet marrëveshje me ndryshime të vazhdueshme të kërkesave nga ana e Sindikatave. Normalisht, nuk mund të arrish marrëveshje kur këta qëllim e kanë mosmarrëveshjen”, ka thënë ai.

Grevat e sindikatave kanë filluar që nga data 25 gusht e këtij viti dhe janë duke vazhduar ende. Kërkesë kryesore e tyre është shtesa prej 100 eurosh, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, i cili tashmë është në konsultim publik.

Kryeministri i Kosovës është takuar me krerët e Këshillit Grevist, por nuk kanë arritur të gjejnë kompromis në lidhje me grevat. Të dyja palët pas takimit e kishin akuzuar njëra-tjetrën për dështim të një marrëveshjeje.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika