Murati: Faturat e tatimit në pronë u rritën si rezultat i ligjit që u miratua më 2018

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se faturat e tatimit në pronë janë rritur, pasi tatimi i tokave është bërë duke u bazuar në ligjin që është miratuar në vitin 2018

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se pjesa më e madhe e rritjes së faturave të tatimit në pronë krijohet nga tatimi i tokave.

Në një konferencë për media të thirrur për të diskutuar për këtë çështje, Murati ka thënë se në bazë të ligjit që ka qenë në vitin 2018 për Tatimin në pronë, ka ardhur deri te rritja 100 për qind dhe është plotësisht obligim ligjor.

Sipas tij, ligji e obligon Ministrinë e Financave që të bëjë vlerësimin e pronave, ndërsa komunat i obligon që të caktojnë shkallën tatimore.

“Ky ligj fillimisht ishte miratuar nga Qeveria Mustafa më 4 maj 2017, kur ministër i Financave ishte Avdullah Hoti. I njëjti ligj është proceduar në Qeverinë Haradinaj, ky ligj i ka caktuar disa afate dhe kushte që obligojnë institucionet e vendit që të respektohen. Sipas nenit 7 të këtij ligji, të hyjnë në fuqi tatimi 100% i tokave. Prej hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë filluar tatimi i pronave, ky ligj e ka përcaktuar qysh në vitin 2018 se tokat duhet të tatimohen”, ka thënë Murati.

Murati: Komunat e mirëpritën rritjen e tatimit në pronë, nuk e kundërshtuan

Ndër të tjera, Murati ka thënë se për vlerësim të këtij ligjit obligohet Ministria e Financave, e që me udhëzimin administrativ të nënshkruar në vitin kur ka hyrë në fuqi, rivlerësimi të bëhet çdo tri vjet prej kur bëhet vlerësimi fillestar.

Ai ka thënë se ky ligj u ndihmon komunave, pasi sipas tij, komunat e kanë mirëpritur këtë, pasi krijon më shumë të hyra për ta, por që kur qytetarët kanë filluar të reagojnë, ka filluar fajësimi i Ministrisë së Financave.

“Në anën tjetër u ndihmon komunave, komunat e kanë mirëpritur sepse krijon më shumë të hyra për ta. Kur qytetarët kanë filluar të reagojnë ka filluar fajësimi i MF-së. Pas kësaj duhet të sqarojmë që këtë raport vlerësimi e kanë pranuar më 30 tetor dhe kanë reaguar vetëm tri komuna. Ne si qeveri kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm qysh më herët, kemi filluar hartimin e një ligji të ri, duhet të adresohen një sërë çështjesh që mund të jenë problematike”, ka vijuar ai.

Murati: Jemi të gatshëm të diskutojmë me komunat për uljen e tatimit në pronë  

Ndërsa sa i përket vitit aktual, ai ka njoftuar se në kuadër të ligjit të ri në koordinim me komunat, mund të përfshijnë dispozita kalimtare që u mundëson lehtësim të barrës.

“Në ligjin e ri që do ta dërgojmë në Kuvend do të mundohemi që për vitin aktual të bëjmë një dispozitë kalimare që të mundësonte një lehtësim të barrës”.

Ai reagimin e komunave me motive politike në lidhje me çështjen e tatimit në pronë e ka konsideruar të padrejtë.

“Jemi të gatshëm të pranojmë kërkesat e komunave, synimi i Qeverisë së Kosovës është që të ndihmohen qytetarët, konsideroj të padrejtë që disa komuna kanë bërë politikë me këtë çështje”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika