Murati: Haxhiu mbetet kandidatja jonë për kryetare të Kuvendit, pavarësisht kundërshtimeve
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se partia e tij nuk do të tërhiqet nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, pavarësisht mungesës së votave dhe kundërshtimeve që janë shprehur deri tani. Murati ka theksuar se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë dhe mbetet që Kuvendi të udhëhiqet nga një grua. […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se partia e tij nuk do të tërhiqet nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, pavarësisht mungesës së votave dhe kundërshtimeve që janë shprehur deri tani.
Murati ka theksuar se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë dhe mbetet që Kuvendi të udhëhiqet nga një grua. Ai ka shtuar se kundërshtimet ndaj kandidaturës së Haxhiut janë më shumë një taktikë politike sesa arsye konkrete.
“Kundërshtimet më tepër janë taktizime sesa për arsye konkrete duhet konsensus politik”, ka thënë Murati.
Murati ka shprehur mendimin se LVV-ja nuk ka si qëllim të shkojë në zgjedhje të reja, dhe se ky duhet të ishte opsioni i fundit për zgjidhjen e krizës politike.
“Nuk është qëllimi jone të shkojmë në zgjedhje, do të ishte opsionin i fundit”, ka shtuar Murati.















