Murati i kundërpërgjigjet Ramës: Komuna e Prishtinës ka arritur të realizojë vetëm 2% të buxhetit prej 40 milionë euro

"Kurse sa i përket Nenit 9.6 të Buxhetit që rregullon bartjen e të hyrave vetanake, ai nen është rezultat i amendamentit nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Andaj nëse Kryetari nga radhët e LDK-së mendon se ky nen qenka problemi, e ftoj që ta dërgojë në Kushtetuese amendamentin e LDK-së"

Murati i kundërpërgjigjet Ramës: Komuna e Prishtinës ka arritur të realizojë vetëm 2% të buxhetit prej 40 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës Perparim Rama.

Rama më herët, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria që të bëjë zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave nga viti paraprak, duke theksuar se nëse këto mjete nuk barten menjëherë, do ta konsiderojnë si një veprim të qëllimshëm për të bllokuar zhvillimin e Prishtinës.

Ndërkaq, Murati i është kundërpërgjigjur duke i thënë se Komuna e Prishtinës në vitin 2022 ka arritur të shpenzojë vetëm 64% të buxhetit, duke theksuar se, Komuna e Prishtinës ka arritur të realizojë vetëm 2% të buxhetit prej 40 milionë euro për investime kapitale të parapara për 2023.

Për vitin 2022 shpenzimi i përgjithshëm i Komunës së Prishtinës ka qenë 87.3 milionë euro, ndërsa për investime kapitale 18.3 milionë euro.

“Për vitin 2023, Komunës së Prishtinës i kemi ndarë buxhetin e përgjithshëm prej 106 milionë euro, kurse vetëm për investime kapitale buxheti është mbi 40 milionë euro”.

“Pra tek investimet kapitale, buxheti është më shumë se dyfishi i asaj çka ka arritur të realizojë Komuna e Prishtinës në vitin e kaluar…Pra mbi 270 milionë euro investime shtesë për Komunën e Prishtinës, të mundësuara nga Qeveria vetëm këto dy vite. Sa për informatë, deri në fund të muajit mars 2023, Komuna e Prishtinës ka arritur të realizojë vetëm 2% të buxhetit prej 40 milionë euro për investime kapitale të parapara për 2023. Me këtë ritëm, vështirë që arrin ta tejkalojë 50% të buxhetit, e lëre më të tejkalojë shifrën prej 40 milionë eurove. Prandaj edhe pretendimi se Komunës po i bllokohen investimet është totalisht joserioz, kur kihet parasysh që Komunës së Prishtinës çdo vit i teprojnë paratë e buxhetuara për investime kapitale”, ka shkruar Murati.

Ndërkaq, paralajmërimit të Ramës, se nëse nuk zhbllokohen të hyrat do t’i drejtohet Gjykatës Kushtuese, Murati i është përgjigjur kështu:

“Kurse sa i përket Nenit 9.6 të Buxhetit që rregullon bartjen e të hyrave vetanake, ai nen është rezultat i amendamentit nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Andaj nëse Kryetari nga radhët e LDK-së mendon se ky nen qenka problemi, e ftoj që ta dërgojë në Kushtetuese amendamentin e LDK-së”.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika