Murati: Ka deputetë të opozitës që duan ta votojnë Haxhiun, por partitë e tyre s’i lejojnë

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se, ndonëse po akuzohet se VV po tenton të imponojë votën për Albulena Haxhiun, në të vërtetë janë disa deputetë të opozitës që, sipas tij, kanë shprehur vullnetin për ta votuar atë, por që po pengohen nga qëndrimet politike të partive të tyre.

“Ka akuza që po kërkohet të votohet me zor. Përkundrazi. Ne kemi dëgjuar se deputetë individual tashmë kanë shprehur vullnetin që me vetdëshirën e tyre të dalin nga kjo situatë… mirëpo janë qëndrimet politike të subjekteve të tyre që nuk i lejojnë që të ndahen nga vota që e kanë si grup”, deklaroi Murati pas dështimit të tetë me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Ai rikujtoi se kompromisi i vetëm që ka ofruar VV-ja është përfshirja e emrit të Haxhiut në një pako me propozimet e partive opozitare për nënkryetarët e Kuvendit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja politike dhe të zhbllokohet situata aktuale.

Pas seancës së dështuar, Haxhiu mori vetëm 54 vota, ndërkohë që partitë opozitare kanë kërkuar ndërrimin e kandidatit. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se Haxhiu nuk është figura unifikuese, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur gatishmëri për të votuar nëse do të propozoheshin Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të propozuar nga VV.

Nga ana tjetër, LVV ka theksuar se nuk mund të pranojnë propozime për emra nga partitë opozitare.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” me “Pearson” mbajtën trajnim për qindra mësimdhënës të Gjuhës...

Shtëpia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson” mbajti të shtunën trajnim njëditor në Prishtinë, për qindra mësimdhënës të gjuhës angleze me temën...

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.Në...

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

Të fundit nga rubrika