Murati: Këtë javë dalin 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka treguar se 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për punëtorët e sektorit privat do të dalin së shpejti

Ministri i Financave Hekuran Murati

Këtë javë pritet që punëtorët e sektorit privat t’i marrin 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka bërë të ditur se komisioni deri më tani i ka vërtetuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret.

Sipas tij, tahsmë kanë mbetur vetëm disa procedura të nevojshme për ekzekutimin e tyre.

“Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret. Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, sipas Muratit aplikimi për studentë është ende i hapur, dhe se pasi të përmbyllet ky proces do të procedohen pagesat edhe për ta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika