Murati: Kosova bëhet shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë

Ministri i Financave, Hekuran Murati njofton se Kosova është bërë shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, njofton se Kosova është bërë shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë.

“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror, duke e kthyer sërish në nivele të parapandemisë”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare.

“Ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave, dhe së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, ka shkruar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika