Murati: Kthimi i terminaleve doganore në pronësi të shtetit u ka ndihmuar bizneseve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se kthimi i pronësisë së terminaleve doganore në dorë të shtetit ka sjellë ulje të kostove dhe lehtësim të procedurave për bizneset në Kosovë

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kthimi i pronësisë së terminaleve doganore në dorë të shtetit ka sjellë lehtësim në koston financiare për bizneset në Kosovë.

“Kthimi i terminaleve doganore në operim shtetëror i ka ndihmuar bizneset, pasi që ka bërë që të hiqet barra administrative dhe kostoja financiare për shumë biznese”, ka thënë Murati.

Në një tryezë me Doganën e Kosovës, ministri Murati ka theksuar angazhimin e Qeverisë në përmirësimin e kushteve të biznesit në vend, duke përmendur veprimet konkrete që kanë ndodhur.

“Hapja dhe zhdoganimi i plotë i portit të Durrësit janë hapat që do të ulin koston për bizneset tona. Po ashtu, kemi ndërmarre hapa të rëndësishëm për lirimin nga taksat doganore për disa lëndë, duke e bërë më të lehtë për prodhuesit të shtojnë vlerën e tyre”, ka theksuar Murati.

Në kontekst të përpjekjeve për rritjen e efikasitetit dhe eliminimin e barrierave administrative, ministri informoi se terminali doganor në pronësi shtetërore do të ndihmojë në reduktimin e kostos dhe kohës së procedurave për bizneset.

“Kthimi i terminaleve doganore në pronësi apo në operim shtetëror, në mënyrë që të hiqet edhe barra administrative, por edhe kostoja financiare për shumë biznese. Kemi filluar zhdoganimin e plotë të portit të Durrësit që ul koston e bizneseve, sepse mund të përfshihen disa prej kontrolleve dhe të ulen edhe kostot e bizneseve që kalojnë mallrat e tyre në atë port”, ka deklaruar Murati.

Ai, gjithashtu, prezantoi përfitimet e ndihmës së Bankës Botërore në krijimin e një dritareje kombëtare, duke lehtësuar tregtarët për të kryer shërbimet në mënyrë digjitale.

“Në tetor të vitit 2023, kemi miratuar lirimin nga taksa doganore për një sërë lëndësh kyçe”, ka shtuar ministri i Financave.

Gjithashtu, Murati ka deklaruar se ligji për TVSH-në është në proces të përditësimit, dhe se grupet e punës po punojnë që deri në fund të këtij viti të jetë në fuqi ligji i ri, i cili do të ketë parasysh kërkesat, nevojat, përshtatjen me trendet.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika