Murati: LDK-ja e ka dërguar Ligjin për Çmimet Tavan në Kushtetuese, për ta bllokuar, për ta më e rëndësishme rritja e fitimeve

Ndonëse disa çmime të produkteve kanë filluar të bien, e njëjta nuk vlen për të gjitha. Lidhur me këtë, ministri Murati ka "fajësuar" LDK-në. Sipas tij, LDK-ja e ka dërguar Ligjin për Çmimet Tavan në Kushtetuese për ta bllokuar atë

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Gjersa ka thënë se disa nga çmimet i janë kthyer normalitetit, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se të tjerat nuk janë bërë si shkak i dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Çmimet Tavan nga ana e LDK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka thënë ka kritikuar LDK-në, duke thënë se për të njëjtit më të rëndësishme janë fitimet dhe jo mirëqenia e qytetarëve.

“Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë.  Çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.  Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bijnë edhe çmimet e produkteve tjera.  Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg.  Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët.  Kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por ja që LDK e ka dërguar në Kushtetuese për ta bllokuar. Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika