Murati: Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike

Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

Ai u ka bërë thirrje të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar.

“Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike. Inkurajohen të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar”, ka shkruar Murati në Facebook.

Po ashtu, Murati i ka inkurajuar që të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes, apo që janë pensionistë që jetojnë vetëm e pa përkujdesje.

Aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, dhe mund të bëhet online në formular.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika