Murati: Me Ligjin për Tatimin në Pronë falen faturat deri në 100 euro

Ndryshimet e fundit në Ligjin e Tatimit në Pronë, siç ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, lejojnë faljen e faturave të tatimit deri në 100 euro për tatimpaguesit dhe inkurajojnë komunat të vendosin nivelin e zbritjes deri më 15 shtator për të lehtësuar barrën tatimore për qytetarët

Ministri Hekuran Murati ne Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për ndryshimet e reja në Ligjin e Tatimit në Pronë që kanë hyrë zyrtarisht në fuqi pas votimit në Kuvend dhe dekretimit nga presidentja.

Këto ndryshime, sipas tij, synojnë të lehtësojnë barrën tatimore për qytetarët në kohën e vështirë të pagimit të tatimeve të pronës së tyre.

Në këtë ligj, një ndryshim është lejimi i faljes së faturave të tatimit në pronë deri në një shumë prej 100 euro për secilin tatimpagues.

Për ta bërë këtë ndryshim edhe më të dobishëm për qytetarët, siç ka bërë të ditur ministri Murati, komunat kanë detyrimin të vendosin nivelin e zbritjes së tatimit deri më 15 shtator.

“Përmes këtij ligji, mundësohet falja e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro për secilin tatimpagues dhe komunat duhet të vendosin më së largu deri më 15 shtator për këtë zbritje”, ka thënë Murati në rrjetin social, Facebook.

“Pra, të gjitha komunat do ta kenë mundësinë që ta zvogëlojnë barrën tatimore për qytetarët, ashtu siç kanë kërkuar, dhe kësisoj t’i kursejnë shumicën prej tyre nga pagesa e këstit të dytë që duhet të bëhet muajin shtator”, ka shtuar ai.

Në rast miratimi nga komuna, sipas ministrit Murati, qytetarëve që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, shuma e paguar u llogaritet parapagim për faturën vijuese.

Ndryshe, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se do ta dërgojë Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese.

Në njoftimin e AKK-së thuhet se Ministria e Financave nuk konsultoi fare komunat pasi mori vendim për ndryshimin e Ligjit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika