Murati në takim me homologun nga Armenia, dakordohen për thellim të bashkëpunimit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është pritur në takim nga homologu i tij nga Armenia, ministri i Financave, Vahe Hovhannisyan. Në takim, palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit mes të dy shteteve

Pamje nga takim

Gjatë qëndrimit të tij në Armeni, ministri i Financave, Hekuran Murati, është pritur në takim nga ministri i Financave të Armenisë, Vahe Hovhannisyan.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, thellimin e raporteve mes të dyja vendeve dhe mundësinë e organizimit të vizitave të ndërsjella të delegacioneve biznesore.

“Gjithashtu, ministri Murati shfrytëzoi rastin të falënderojë ministrin Hovhannisyan për mbështetjen e ofruar nga Armenia në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit, palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira të të dyja shteteve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika