Murati: Nga sot bankat e kanë obligim të ofrojnë falas llogari bazike bankare

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se me rregulloren e re të BQK-së, nga data 1 gusht 2023, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë për muaj

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se me rregulloren e re të BQK-së, nga data 1 gusht 2023, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë për muaj.

“Tani e tutje pra, po zgjidhet edhe problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre. Vazhdojmë!”, ka shkruar ai.

Murati ka thënë se mbi 350 mijë fëmijë tani marrin shtesa çdo muaj, dhe mbi 90 mijë gra hapën llogari bankare për herë të parë.

“Shtesat për lehona dhe shtesat për fëmijë janë tashmë premtime të përmbushura që në gjysmën e parë të mandatit. Mbi 350 mijë fëmijë tani marrin shtesa çdo muaj, dhe mbi 90 mijë gra hapën llogari bankare për herë të parë”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika