Murati: Nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur skepticizëm në lidhje me dy aspekte të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Valon Murati, Lëvizja për Bashkim

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën dhe se nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës.

E, sipas tij, këto dy shtylla të paramenduara si të hekurta në letër, shndërrohen në të qelqta sa herë vjen puna te zbatimi i marrëveshjes.

“Nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën. Nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës. Këto dy shtylla të marrëveshjes së pranuar, të paramenduara si të hekurta nga evropianët kur i kanë vendosur në letër, shndërrohen në të qelqta sa herë vjen puna në zbatim”, ka shkruar Murati.

“Në këto rrethana, me qëndrimet e palëve, me gjendjen në terren më të acaruar se kurdoherë, gati se është e paparamenduar zbatimi i zotimeve të palëve. Ndoshta ndonjëherë tjetër, në rrethana tjera dhe ndoshta edhe me një marrëveshje tjetër”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika