Murati-opozitës: Ju i keni dhënë para supermarketeve ne qytetarëve

Kuvendi i Kosovës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në Kuvend përsëri ka folur për masën prej 100 eurosh që është vendosur të ndahet nga Qeveria e Kosovës, për disa kategori të qytetarëve.

Ai ka akuzuar qeveritë e mëparshme se sipas tij nuk i kanë ndihmuar qytetarëve me subvencione por u është thënë që t’i marrin paratë e kursimeve pensionale.

Po ashtu, ai ka kritikuar pushtetin e kaluar se me paratë e taksapaguesve janë paguar supermarketet dhe jo qytetarët.

“Ju, gjatë kohës që keni qenë në qeverisje paratë e taksapaguesve nuk keni dashur të kthehen te qytetarët, atyre u keni thënë merrini kursimet e pleqërisë ndërsa paratë e tyre i keni shpërndarë nëpër supermarkete. Ne edhe atëherë, edhe tash jemi konsistentë. Ju kemi thënë paratë e taksapaguesve kthejini te qytetarët, mos i detyroni ata me i prekë kursimet pensionale dhe me rreziku pleqërinë”, ka thënë ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ai ka komentuar edhe gjendjen financiare të vendit, që sipas tij qeveritë e kaluara e kanë lënë si “një katrahurë të vërtetë”.

Ndërkaq pyetjes së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, se pse bujqit e vetëpunësuar nuk janë përfshirë në masën për marrjen e 100 eurove, ministri Murati nuk iu ka përgjigjur direkt, por ka thënë se subvencionet për bujqit janë rritur për 60%, edhe pse LDK-ja ka kërkuar që të jenë 30.

Polemika pati edhe me deputetin Besnik Tahirin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ministri Murati komentoi një deklaratë të tij, që kishte thënë se shuma neto e pagës 400 euro bën 370 euro. Ai e pyeti Tahirin me ironi se si mund të bëhej një gjë e tillë.

Tahiri iu kundërpërgjigj duke thënë se ai dhe Qeveria e kanë futur vendin në “bllokadë klasike”.

“Është e quditshme se si ministri sa herë del në foltore nuk di të flas për veprime por flet vetëm për të kaluarën. Ju e keni kthy këtë vend në bllokadë klasike, sektorin privat dhe publik. Duhet të jeni serioz dhe ta bëni ju kalkulimin për ligjin e pagës”, ka thënë Tahiri.

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së

Kritika për qeverinë pati edhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i cili ka thënë se “është e pamundur që me 100 euro në prill qytetarët t’i shlyejnë shpenzimet”.

Kësaj kritike Murati iu kundërpërgjigj duke ju referuar një lajmi të mëhershëm se Tahiri me para të shtetit ka blerë armë.

“100 euro mund të jenë pak për ata që shpenzojnë mijëra euro për armë”, ka thënë Murati.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Kuvendi shkoi në pauzë deri në orën 15 e 30.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika