Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka ngritur alarmin para seancës së sotme të Kuvendit, ku pritet të shqyrtohet buxheti për vitin 2026 dhe një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare me rëndësi financiare për vendin.

Sipas tij, kundërshtimet e paralajmëruara nga opozita ndaj projektbuxhetit nuk janë i vetmi shqetësim, rreziku më i madh lidhet me mosratifikimin e marrëveshjeve që përbëjnë pjesë kyçe të programit të rritjes me Bashkimin Evropian.

Murati deklaroi se Kosova mund të humbasë 880 milionë euro, nëse deputetët nuk i votojnë sot këto marrëveshje.

“Shpresoj që do të ketë sot siç e dini është thirr seanca ku do të trajtohen një sërë çështjes. Përveç buxhetit 2026 për të cilët normalisht deputet e opozitës kundërshtimet e tyre haptazi. Marrëveshjet ndërkombëtare pra të cilat janë marrëveshje janë negociuar me kohë janë në planin e rritjes me BE-në që janë 880 milionë euro e nëse nuk ratifikohen sot humbet shanca dhe ka rrezik që t’i humbim 880 milionë euro me marrëveshjen me Bankën Botërore mbi 120 milion euro të cilat kanë afat. Ka tashmë një vit që po presim për ratifikimin dhe në fund te vitit ato skadojnë”, ka thënë Murati.