Murati: Pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri, u punësuan 66 persona

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se një muaj pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri u punësuan 66 persona

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se një muaj pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të vendit, janë punësuar 66 persona.

“Një muaj pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të vendit, tashmë kemi edhe punësimet e para,” shkruan Murati.

Sipas tij, në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues, si rezultat i ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase.

“Punësimi është bërë nëpër biznese që tashmë janë regjistruar në zyrat lokale të ARBK, dhe operojnë sipas ligjeve në fuqi,” ka shkruar Murati.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika