Murati: PDK/LDK/AAK po e ruajnë pozitën e nënkryetarit për dikë të Listës Serbe
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka komentuar bllokimin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke akuzuar partitë ish-opozitare se po e ruajnë këtë pozitë për Listën Serbe. Sipas Muratit, refuzimi i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të votuar një deputet që nuk është pjesë e Listës Serbe, tregon se ato po […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka komentuar bllokimin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke akuzuar partitë ish-opozitare se po e ruajnë këtë pozitë për Listën Serbe.
Sipas Muratit, refuzimi i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të votuar një deputet që nuk është pjesë e Listës Serbe, tregon se ato po synojnë ta lënë këtë pozitë për këtë subjekt politik.
Deputeti i VV-së rikujton se në vitin 2021, të gjithë 10 deputetët serbë ishin nga Lista Serbe, prandaj nuk kishte opsion tjetër. Ndërsa tani, në vitin 2025, njëri nga 10 deputetët serbë është jashtë këtij subjekti politik, çka e bën të mundur zgjedhjen e tij si nënkryetar.
“Refuzimi i deputetëve nga PDK/LDK/AAK për ta votuar si nënkryetar një deputet që NUK është i Listës Serbe, nënkupton se PDK/LDK/AAK po e ruajnë pozitën e nënkryetarit për dikë TË Listës Serbe.
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, akuzoi PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se po e ruajnë postin e nënkryetarit të Kuvendit për Listën Serbe. Ai tha se Kushtetuta nuk e favorizon këtë subjekt, por kërkon vetëm një përfaqësues të komunitetit serb. Murati shtoi se pas ngjarjes së Banjskës, askush nuk duhet të mbështesë Listën Serbe për pozita institucionale.















