Murati për polisën kufitare: Kësaj radhe do të ofrohet falas, jo me pagesë dhe rimbursim

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët. Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për këtë çështje, duke thënë se vitet e kaluara ka pasur formate të ndryshme sa i përket zbatimit, por kësaj radhe do të ofrohet falas.

“Jemi të vetëdijshëm që në vitet e kaluara ka pasur formate të ndryshme të zbatimit, meqenëse kishte edhe kërkesa të tilla që ndoshta jo të gjithë kanë nevojë, disa edhe nuk duan të rimbursohen, prandaj ishte ofruar edhe mundësia që të ketë rimbursim, megjithatë ajo është dëshmuar që ka qenë paksa jo e përshtatshme. Kësaj radhe është që të ofrohet falas, jo me pagesë dhe rimbursim më pastaj, falas që në fillim,” ka thënë Murati.

Murati tregoi se pagesa e polisës mund të bëhet edhe në mënyrë elektronike.

“Ajo mund të bëhet online që mund të nxiret para nisjes edhe në telefon të shkarkohet apo me kodin, “QR” që kur arrin te pika kufitare ta ketë polisën kufitare.”

“Sa i përket fillimit të zbatimit, ne pas këtij vendimi për autorizim dhe ndarje të mjeteve do të konsultohemi me Bankën Qëndore të Republikës së Kosovës dhe Byronë kosovare të sigurimeve, në mënyrë që të nënshkruajmë edhe memorandumin për hapa të mëtutjeshëm,” shtoi Murati.

Ai tha se bashkatdhetarët do të njoftohen për datën se kur fillon dhe zbatohet ky mbulim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika