Murati për propozimin e Abdixhikut: Nuk ka nevojë për eksperimente që na kthejnë në kohën e UNMIK-ut
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar ndaj propozimit të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzicionale, duke e quajtur këtë ide skandaloze dhe të papranueshme për vendin. Në reagimin e tij, Murat thekson se qeveritë tranzicionale janë modele që përdoren në raste të jashtëzakonshme, si pas […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar ndaj propozimit të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzicionale, duke e quajtur këtë ide skandaloze dhe të papranueshme për vendin.
Në reagimin e tij, Murat thekson se qeveritë tranzicionale janë modele që përdoren në raste të jashtëzakonshme, si pas luftërave, revolucioneve, krizave të thella politike apo kryengritjeve, dhe se një propozim i tillë për Kosovën do të ishte “mesazhi më i keq që do t’i dërgohej bashkësisë ndërkombëtare”.
“‘Qeveritë tranzicionale’ bëhen të nevojshme në rastet kur një vend sapo ka dalë nga lufta, kur ka kolaps të sistemit politik (revolucion), kur ka zgjedhje me rezultat të kontestuar, apo kur vendi gjendet në situatë të kryengritjes ose luftës civile.
Propozimi i Lumir Abdixhikut për një qeveri të tillë për Kosovën është skandaloz, dhe do të ishte mesazhi më i keq që do të mund t’i dërgohej bashkësisë ndërkombëtare.
Republika e Kosovës ka Qeveri në detyrë, e cila ushtron funksionin kushtetues deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Nuk ka nevojë për eksperimente që na kthejnë në kohën e UNMIK-ut.
Ajo çfarë po i mungon aktualisht Republikës së Kosovës është Kuvendi i konstituuar, proces që po bllokohet nga opozita.
Shiheni se çfarë shembuj të ‘qeverive tranzicionale’ ofron ChatGPT:”, ka shkruar Murati në Facebook.
















