Murati: Qeveria nuk ka marrë vendim të rritet tatimi në pronë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për tatimin në pronë, ku ka thënë se rritja e tatimit në pronë nuk kanë qenë për t’u rritur të hyrat e Qeverisë, pasi, sipas tij, të hyrat nga tatimi në pronë shkojnë direkt në buxhetin komunave. Sipas ministrit Murati, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, për tatimin […]
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për tatimin në pronë, ku ka thënë se rritja e tatimit në pronë nuk kanë qenë për t’u rritur të hyrat e Qeverisë, pasi, sipas tij, të hyrat nga tatimi në pronë shkojnë direkt në buxhetin komunave.
Sipas ministrit Murati, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, për tatimin në pronë janë vërtetuar se lajmet që kanë qarkulluar nëpër media kanë qenë të pavërtetat.
“E pa vërteta e parë është se qeveria nuk ka marrë vendim të rritet tatimi në pronë, në vazhdimësi është proklamuar kjo gjë, është thënë nëpër media, lajme nga deputetët e opozitës, kryetarët e Komunave e nga shumë persona tjerë që Qeveria apo Ministria e Financave ka marrë vendimi për rritjen e tatimit në pronë, por kjo është e pavërtetë”, ka deklaruar Murati.
“Vlera e tatimit në pronë vije nga dy komponentë siç e përcakton ligji, ku në komponenta e parë është vlera e pronës edhe komponenta e dytë është shkalla tatimore”, ka shtuar ministri i Financave.
Më tej, ai ka thënë se për komponentin e parë ligji e obligon Ministrinë e Financave që të bëjë vlerësimin sipas çmimeve të tregut.
Ndërsa, ai ka thënë se për komponentin e dytë, sipas tij, ligji i obligon komunat që ta përcaktojnë shkallën tatimore.
“Në këtë ligj është përcaktuar afati se kur do të bëhet vlerësimin nga Ministria e Financave, edhe është përcaktuar pragu, nën të cilin komunat nuk mund të bien, pra është prej 0.15 për qindësh e vlerës së pronës që duhet të faturohet si tatimi në pronë”, ka sqaruar ai.
Ndërkoha, ai ka përfunduar duke thënë se ky ligji nuk ka ardhur nga Qeveria Kurti, por ai ligj ka qenë në fuqi.















