Murati: Takimi i Kurtit me Vuçiqin është i domosdoshëm

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar për takimin e kryeministrit Kurti me presidentin serb Vuçiq duke thënë se ky takim është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet në mes të dy vendeve

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet në mes të dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook‘, Murati ka thënë se kryeministri Kurti është ngritur në politikë duke përdorur simbolikat dhe duke i trajtuar ato si pjesë e përmbajtjeve thelbësore, e që në grackën e tij kanë rënë partitë politike, mediat e gjithë opinioni publik.

”Kryeministri Kurti është ngritur në politikë edhe duke përdorur simbolikat dhe duke i trajtuar ato si pjesë e përmbajtjeve thelbësore. Në grackën e tij, tani kanë rënë qoftë partitë opozitare, qoftë mediat, e qoftë opinioni publik. Kështu që takimi i kryeministrit tonë me presidentin serb është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet në mes të dy vendeve dhe popujve”, ka shkruar Murati.

Ai ka shtuar se shumë më e rëndësishme sesa simbolika e takimeve të kryeministrit me presidentin serb, është të dimë se çka po duam nga dialogu me Serbinë.

”Andaj shumë më e rëndësishme sesa simbolika e takimeve të kryeministrit me presidentin serb është se a e din kryeministri, qeveria dhe politika jonë në përgjithësi se çka po duam nga dialogu me Serbinë”, është shkruar në postimin e Muratit.

Foto nga darka e Kurtit me Vuçiqin dhe Lajçakun

Murati më tej ka pyetur: ”A po duam zgjidhjen e problemeve, e që nënkupton trajtimin shumë serioz të bisedimeve politike me Serbinë, apo po duam zvarritje, status quo dhe populizëm që është dërrmues për qytetarët e Kosovës dhe republikën tonë? A po duam në fund të dialogut Kosovë funksionale, apo duke ngarendur pas konceptit të njohjes nga Serbia jemi gati të pranojmë edhe një jofunksionalitet jetëgjatë, mjaftueshëm që t’i realizojmë premtimet populiste”?

Ndër të tjerash, ai thekson se duhet të mos harrojmë se shtete të njohura ndërkombëtare janë edhe Bosnjë dhe Hercegovina, Sudani Jugor e Somalia.

Ndryshe, takimi i kryeministrit Kurti me presidentin serb Vuçiq, të mërkurën në Berlin, ka shkaktuar reagime të ndryshme në vend.

Darka Kurti-Vuçiq-Lajçak, kthen palët në tavolinën e dialogut

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika