Murati takon Zv. Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Thesarit në SHBA

Në takim është diskutuar për mundësi të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve

Hekuran Murati dhe Larry McDonald

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka takuar Larry McDonald, Zv. Ndihmës Sekretar të Departamentit të Thesarit në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka deklaruar se e ka njoftuar atë, siç ka thënë, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë si dhe për masat e ndërmarra për ringjalljen ekonomike të vendit, e që, sipas tij, kanë rezultuar me rritje ekonomike mbi 10%.

“Z. McDonald na përgëzoi për punën dhe arritjet e deritanishme, duke vënë theksin edhe te Bonot e Diasporës si një mundësi e mirë për orientim të investimeve nga mërgata drejt projekteve zhvillimore”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrit të Financave, takimi është përmbyllur “me diskutimet për thellim të bashkëpunimit dhe me një vizitë në dhomën e Thesarit, e cila dikur kishte shërbyer si hapësirë ku qytetarët mund të vinin fizikisht për të blerë bono thesari”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika