Murati: Thirrje për subjektet politike që të mos bëhen pjesë e bllokadës

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka përfunduar me sukses përgatitjen e Planit të Rritjes dhe ka qenë ndër të parat që e ka dorëzuar atë, por procesi nuk po mund të vazhdojë për shkak të mungesës së Kuvendit funksional.

Ai i ka bërë thirrje subjekteve politike që të mos bëhen pjesë e bllokadës institucionale dhe të mos vendosin kushte irracionale që pengojnë ecjen përpara të vendit.

“Sa i përket Planit të Rritjes, ne si qeveri kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Kemi qenë të parët që kemi dorëzuar planin e rritjes. Situata është e tillë që nuk kemi Kuvend. Ne si qeveri, kurdo që Kuvendi është i gatshëm, do të shkojmë tutje. Edhe një herë, kjo është thirrje për subjektet politike që të mos bëhen pjesë e bllokadës, që ta zvarrisin procesin, të mos qesin kushte irracionale dhe t’i lënë inatet anash,” tha Murati./EO

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika