Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Do të mund të bëjmë politika më të mira

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirrje që qytetarët që nuk janë regjistruar akoma të regjistrohen sepse sipas tij, kjo do të mundësonte që të bënin politika më të mira

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë regjistruar akoma të regjistrohen, sepse ky proces do të vazhdojë edhe javën në vijim, deri me 17 maj.

“Me këtë regjistrim do ta dijmë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Do ta dijmë edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna tjera demografike”, ka thënë Murati.

Ministri është shprehur se nga regjistrimi i popullsisë do të varen pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale dhe shumë vendime tjera.

“Nëse nuk regjistroheni, praktikisht nuk do të ekzistoni në statistikat e shtetit. Prandaj është e domosdoshme që secili prej nesh të regjistrohet në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta dhe të mund të bëjmë politika më të mira”, ka thënë tutje ministri i dikasterit të Financave.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika