Murati thotë se dhuna në Kuvend ishte e planifikuar nga PDK

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se dhuna në Kuvendin e Kosovës ishte e planifikuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Kuvendin e Kosovës që ndodhi gjatë kësaj të enjte.

“Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë”, ka shkruar Murati.

Murati ka thënë se ngjarjen e kanë shikuar qytetarët në video dhe se aty mund të shihet se kush kë e ka sulmuar. Ai është shprehur se shpreson që dhe hetuesia e prokuroria të kenë parë videot e njëjta që panë qytetarët.

“A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika