Murati thotë se Kosova s’u lejua në konferencën e donatorëve në Bruksel pa fusnotë

Ministri i Financave dhe i Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nuk ka mundur të marrë pjesë në një konferencë të donatorëve në Bruksel sepse sipas tij, nuk është pranuar përfaqësimi i Kosovës pa fusnotë

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave dhe i Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nuk ka mundur të marrë pjesë në një konferencë të donatorëve në Bruksel, për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe në Siri.

Ministri Murati ka thënë se organizatori i këtij eventi ka qenë shkaku i mospjesëmarrjes, duke shtuar se ai nuk e ka pranuar përfaqësimin e Kosovës pa fusnotë.

“U dashtë ndërrimi i tre aeroplanëve për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve të Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar”, ka shkruar ministri i Financave dhe i Transfereve.

“Fatkeqësisht, vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e fusnotës në kundërshtim me shkronjat e marrëveshjes fillestare të Brukselit, dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar tutje Murati në Twitter.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika