Murati u bën thirrje bizneseve që t’i rritin pagat e punëtorëve
Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka bërë thirrje bizneseve që t’i rrisin pagat e punëtorëve. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë atë pasi sipas tij, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet. Ai ka thënë se Qeveria […]





Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka bërë thirrje bizneseve që t’i rrisin pagat e punëtorëve.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë atë pasi sipas tij, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbështetë secilin biznes që bën rritjen e pagave për punëtorët duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës.





















