Murati: Votimi i fshehtë në Bundestagun gjerman, shembull për zgjidhjen e ngërçit në Kuvendin e Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar pas zgjedhjes së Friedrich Merz si Kancelar i Gjermanisë përmes një votimi të fshehtë në Bundestag. Murati ka thënë se kjo mënyrë e votimit është një formë demokratike e shprehjes së vullnetit të lirë të deputetëve dhe se kjo praktikë mund të shërbejë si model edhe për […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar pas zgjedhjes së Friedrich Merz si Kancelar i Gjermanisë përmes një votimi të fshehtë në Bundestag.
Murati ka thënë se kjo mënyrë e votimit është një formë demokratike e shprehjes së vullnetit të lirë të deputetëve dhe se kjo praktikë mund të shërbejë si model edhe për Kosovën, në veçanti për të tejkaluar bllokadën aktuale në konstituimin e Kuvendit.
“ME VOTIM TË FSHEHTË, Bundestagu Gjerman sapo votoi për Kancelarin Friedrich Merz.
Votimi i fshehtë është formë demokratike për shprehje të vullnetit të lirë të deputetëve, dhe do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit për konstituim të Kuvendit edhe tek ne.
Bllokada që opozita po vazhdon t’ia bëjë konstituimit të Kuvendit është jashtë çdo arsyeje.
Është për t’u marrë shembull sjellja e partive gjermane, që, megjithëse votimi për Kancelar në herën e parë dështoi të prodhonte rezultat, askush nuk e bëri temë ndërrimin e kandidatit dhe askush nuk kërkoi qeveri tranzicioni”, ka shkruar Murati në Facebook.















