Murteza: Kina ka vendosur, s’do të bëjë kompromis me Amerikën për Tajvanin

Kina ka vendosur të mos bëjë kompromis me SHBA-në për çështjen e Tajvanit, megjithëse vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ishte më pozitive se sa pritej sipas gazetarit shqiptar që ndodhet në Pekin

Gazetari shqiptar që ndodhet në Pekin, Edison Murteza, ka folur për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Kinë. Sipas tij, kjo vizitë ka qenë më pozitive sesa pritej. Megjithatë, Kina ka vendosur që nuk do të bëjë kompromis për Tajvanin.

“U nënshkruan shumë marrëveshje, ndodhi shumë më shumë se që pritej. Me kryeministrin kinez u arritën shumë pika pozitive. Kjo vizitë ka qenë shumë e mirëpritur, edhe pse pritshmëritë kanë qenë shumë të ulëta. Vizita e Blinken ka qenë lajm kryesor në mediet kineze e ndërkombëtare”, ka thënë Mureza, në një intervistë për Edicioni Special në Klan Kosova.

Mirëpo, sipas Murtezës, Kina ka qenë e vendosur se nuk do të bëjë kurrfarë kompromisi me ShBA-në për sa i takon çështjes së Tajvanit.

“Tajvani është pika kyçe, apo më e zjarrta e Kinës. Pekini e ka bërë të qartë që Tajvani është pjesë territorial e Kinës dhe do ta marrë nëse është nevoja edhe me luftë. Kina ka vendosur që nuk do të bëhet asnjë kompromis për Tajvanin”, ka shtuar ai.

Mureza ka shtuar se Blinkeni është ftuar të shkojë sa herë të dojë në Kinë, derisa edhe ky i ka ftuar liderët kinezë ta vizitojnë ShBA-në.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika