Musa për armëmbajtjet pa leje: Shumica e dënimeve janë vetëm me gjobë

Avokati Skënder Musa, ka theksuar se nuk duhet përjashtuar mundësia e krijimit të një TASK FORCE, lidhur me armëmbajtjet pa leje. Krahas kësaj, ai thotë se dënimet për armëmbajtjet pa leje janë relativisht "të lehta"

Avokati, Skënder Musa
Avokati, Skënder Musa

Avokati Skënder Musa, ka thënë se dënimet lidhur me armëmbajtjet pa leje në Republikën e Kosovës, shqiptohen një shumicë vetëm me gjoba, dënim ky i cilësuar sikurse “i lehtë” nga ana e Musajt.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Musa ka thënë se prezenca e armëmbajtjeve pa leje paraqet një rrezik, gjersa bën një krahasim të dënimeve me shtetin fqinj, lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.

“Vetëprezenca e armëve pa leje në duart e qytetarëve paraqet rrezikshmëri dhe është një e vërtetë shumë e madhe që në Kosovë dënimet për armëmbajtje pa leje janë të lehta, për shkak se shumica e dënimeve shqiptohen me gjobë e jo dënime me burg, edhe pse realisht dënimet janë shumë të ashpëra”, ka thënë ai, teksa ka theksuar se përkundër Kosovës, në Shqipëri, dënime të tilla arrijnë deri në 7 vjet burgim.

Musaj i sheh sikurse të nevojshme kontrollat e vazhdueshme nga Policia e Republikës së Kosovës, gjersa ai thekson se nuk duhet përjashtuar as mundësia e krijimit të një TASK FORCE.

“Sa i përket lokaleve të natës, sidomos klubeve të natës, është e domosdoshme që Policia e Kosovës të ketë kontrolla rutinore të shpeshta, sidomos kontrolla për armë, kazino dhe mjeteve të tjera…Ajo çka unë mendoj se është mirë është që në nivel të Kosovës të ketë një TASK FORCE dhe jo t’u lihet regjioneve, për shkak se nivele regjionale, Kosova edhe kështu është vend i vogël, njihen në mes vete policët dhe pronarët e lokaleve dhe është e pamundshme që sigurimet në lokale të ketë armë pa leje dhe të marrin armë me vete, pastaj ndodhin edhe vrasjet”.

Vrasjet në Kosovë ishte tema e cila zuri vend të mërkurën, në studion e “FIVE”. Lidhur me këtë, Musaj thotë se është shqetësuese që të vriten personat pa asnjë konflikt të mëhershëm.

“Është shqetësuese sepse është më e rrezikshme që personat të vrahen në mënyrë, mund të them edhe banale, pa konflikte të mëhershme, pa kurrfarë shkaku të mëhershëm, për shkak të të drejtës zakonore që ne e dëgjojmë shpeshherë në zhargonin të ndryshme, varësisht prej krahinave të Kosovës që ne nuk e durojmë këtë apo atë…këto janë fenomenent që nxisin deri te konfliktet e te vrasjes dhe në shumicën e rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë, janë vrasje që nuk mund të kuptohen në aspektin njerëzor, vrasje për shkaqe që nuk ia ka vlejtur”, ka thënë ai.

Ndryshe, të martën e 3 janarit, një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë, pasi dyshohet se u plagos nga Dibran Hoxha, në oborrin e lokalit “Kobra City”, që është pronë e Hoxhës. Hoxhës dhe të tjerëve të përfshirë në ngjarje u është caktuar nga një muaj paraburgim.

Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31- vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë. Hoxha i cili është i njohur me pseudonimin “Kobra”, është dënuar, gjithsej, 16 herë për vepra të ndryshme penale.

Krahas kësaj, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar një rast i cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Viktima është një grua, e cila është  gjetur e vdekur në Prishtinë.

Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, për Portalin Dukagjini, ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipi ka shkuar e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipi mjekësor, me të konstatuar vdekjen e ka thirrur shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipi. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika