Mushkolaj – Abdixhikut: Vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kritikuar qasjen e LDK-së dhe kryetarit Lumir Abdixhikut, duke e akuzuar se ata vazhdojnë të qëndrojnë me qasjen "as mish, as peshk"

Analisti Imer Mushkolaj dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar qasjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe të gjithë partisë së tij, duke përdorur shprehjen “as mish, as peshk”, në kuptimin e të qenit neutral ose pa qartësi në qasje dhe vendimmarrje.

Mushkolaj ka theksuar se është shumë problematike që një parti politike, në këtë rast LDK-ja nuk ka treguar një qasje të qartë dhe të vendosur në lidhje me çështjet aktuale dhe problemet që po ndodhin në veri të Kosovës.

Ai deklaratën e fundit të Abdixhikut, e ka vlerësuar banale dhe si të ngushtuar.

“Çfarë janë duke dashur të bëjnë se nuk e mora vesh, Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen që LDK-ja e ka pasur vazhdimisht, as mish as peshk. Unë nuk e kuptova se çka tha kryetari i LDK-së sinqerisht, edhe pse ai foli shqip. Së pari për mua është jashtëzakonisht banale që një parti politike gjithë qasjen e vet karshi këtij problemi por edhe probleme të së kaluarës me i përfshi ne raportet me amerikanët, nuk po them mos me e pas këtë pjesë, por për mua është se aq shumë ta ngushtosh dhe ta tkurrë është shumë problematike”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një deklaratë për media të mërkurën ka thënë se kjo javë nuk ishte e zakonshme dhe se vendi prej të premtes po ballafaqohet me një situatë të pamenduar dhe të paparë që një kohë të gjatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte ftuar presidenten e vendit që të flasë, të ketë pozicion të qartë dhe të zëshëm në këtë çështje jetike të përballjes publike të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e SHBA-së.

Abdixhiku po ashtu kishte kërkuar koordinim të ngushtë të Qeverisë së Kosovës me kërkesat ndërkombëtare, si hap i parë drejt qetësimit të situatës në veri.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika